Matësit e cilësisë së ajrit, të vendosur nga Instituti Hidrometeorologjik tregojnë për cilësi të dobët të ajrit, në shumicën e qyteteve të vendit.
Sipas këtyre matësve, ajri ka cilësi të dobët në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Prizren dhe Obiliq.
Ajri në Mitrovicë dhe Drenas po vlerësohet se është i cilësisë mesatare, ndërsa ajër me cilësi të pranueshme, sipas matësve të IHMK-së, ka në Han të Elezit dhe në Brezovicë.
Ky institut këshillon që personat të cilët përjetojnë ngacmim si dhimbje të syve, kollë ose dhimbe fyti, të zvogëlojnë daljet jashtë.
IHMK u bën thirrje grave shtatzëna që të qëndrojnë brenda.
“Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive dhe të rriturit me probleme të zemrës, duhet të zvogëlojnë aktivitetin e rëndë fizik, veçanërisht jashtë, dhe veçanërisht nëse përjetojnë simptoma. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda. Njerëzit me astmë mund të zbulojnë se kanë nevojë të përdorin thithësin e tyre më shpesh. Njerëzit e moshuar gjithashtu duhet të zvogëlojnë sforcimet fizike”, apelon IHMK.