Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur rritë dramatikisht rrezikun për gratë që të kenë abort spontan, ka treguar një raport i publikuar së fundmi në Amerikë.
Madje, qëndrimi në ajër të ndotur edhe vetëm për një jave është i rrezikshëm.
Kualiteti i ajrit në SHBA është përmirësuar dukshëm, krahasuar me vitet e 90’ta, mirëpo më shumë se katër në dhjetë persona këtu ende jetojnë nëpër zona ku ajri është i ndotur.
Edhe periudhat e shkurtra të qëndrimit në këto ambiente kanë rezultuar të rrezikshme për gratë shtatzëna.
Rreziku për abort spontan rritet për dhjetë për qind, kanë paralajmëruar shkencëtarët nga Universtiteti në Utah.