Akademia Serbe e Shkencave paralajmëron libër për Kosovën

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 15:27 | Nga

Akademia Serbe e Shkencave dhe Artit (SANU) ka paralajmëruar që së shpejti, ndoshta deri në fund të këtij muaji, të dalë me një libër që përmban mendimet e anëtarëve të saj rreth Kosovës, që lidhen me dialogun e brendshëm të iniciuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, bëjnë të ditur mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Nënkryetar i këtij institucioni, Lubomir Maksimoviq, bëri të ditur se në këtë libër do të përfshihen më shumë se dhjetë tekste autoriale të akademikëve, ndër ta Vuksanoviqit, Varadit, Çavoshkit…”

Po ashtu në të do të përfshihen edhe diskutimet që u zhvilluan rreth kësaj çështjeje nëpër seksionet e kësaj akademie, ndërsa libri do të ketë 250 faqe dhe do të botohet në tirazh të madh.

Disa nga pikëpamjet e këtyre akademikëve për Kosovën, të publikuara deri më tash në mediat serbe, nuk dallojnë nga ato të shfaqur përmes Memorandumit të kësaj akademie dekada më parë, që çuan në luftëra të përgjakshme midis Serbisë e pjesëve të tjera të Ish-Jugosllavisë.

Të ngjashme