Akademia Suedeze ia ka kthyer letrën kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, lidhur me kërkesën që të anulohet çmimi Nobel i dhënë për shkrimtarin austriak pro-serb, Peter Handke.
Në letrën e Akademisë suedeze drejtuar kreut të ASHAK-ut shkruan se çmimi Nobel për letërsi i është dhënë Peter Handkes për veprën që ka krijuar dhe jo për personalitetin e Handkes.
Tutje në letër thuhet se ndarja e çmimit Nobel është në përputhje me testamentin e Alfred Nobel.