AKB: Bllokadat po vazhdojnë – tregtia e Ballkanit Perëndimor nën presion politik

Prishtinë | 30 Jan 2026 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka thënë se tërheqja nga protesta e transportuesve në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut nuk nënkupton arritje të marrëveshjes por është rezultat i presionit të drejtpërdrejt të Bashkimit Evropian.

AKB ka kërkuar reagim urgjent institucional, koordinim rajonal dhe ndërhyrje konkrete të BE-së për të plotësuar kërkesat e transportuesve dhe për të garantuar lëvizje të lirë të mallrave dhe trajtim të barabartë për transportuesit e Ballkanit Perëndimor.

“Bllokadat po vazhdojnë – tregtia e Ballkanit Perëndimor nën presion politik. Tërheqja nga protestat e transportuesve në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut nuk nënkupton arritje të marrëveshjes, por është rezultat i presionit të drejtpërdrejtë të Bashkimit Evropian. Problemet mbesin të pazgjidhura dhe kërkesat e transportuesve nuk janë adresuar në mënyrë substanciale. Ndërkohë, vazhdimi i protestave në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë po vazhdon të pengojë qarkullimin e mallrave, duke dëmtuar rëndë tregtinë e Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.

Ata vlerësojnë se një situatë si kjo është e papranueshme dhe cenon parimet e tregut të lirë, por që njëherit shkakton edhe dëme tek bizneset.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve AKB vlerëson se kjo situatë është e papranueshme, cenon parimet e tregut të lirë dhe po shkakton dëme serioze ekonomike për bizneset  kosovare dhe ato ballkanike. AKB kërkon reagim urgjent institucional, koordinim rajonal dhe ndërhyrje konkrete të BE-së për të plotësuar kërkesat e transportuesve dhe për të garantuar lëvizje të lirë të mallrave dhe trajtim të barabartë për transportuesit e Ballkanit Perëndimor. Heshtja dhe zvarritja e EU nuk janë më opsion “, përfundon reagimi i AKB.

Të ngjashme