Aleanca Kosovare e Bizneseve në emër të Komunitetit të Bizneseve të Kosovës uron Qeverinë e re të Republikës së Kosovës në krye me Kryeministrin Dr.Prof Avdullah Hoti dhe e vlerëson ndryshimin e nevojshëm për të tejkaluar Pandeminë Ekoomike më shpejt e cila e ka kapluar ekonominë e Kosovës.
Virusi shëndetësor do të kaloj shumë më shpejt nëse rimëkembja ekonomike mbizotron zhvillimin, rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies ndaj faktorit vendor dhe ndërkombëtar për të cilën kohët e fundit patë luhatje në këtë drejtim.
Shteti nuk udhëhiqet nga deklaratat boshe ideologjike ,por nga veprimet konkrete që i duhen Kosovës në këtë kohë duke hapur tregjet e reja, duke reformuar politikat kyçe ekonomike, për të ofruar mundësi investitorëve vendor dhe të huaj, duke rritur mundësin e Diasporës për të ardhur në vendin e vet, e jo vetëm për të votuar, por edhe të investuar, punësuar e që do të ndikoj në rritjen e eksportit.
AKB është partner profesional, ekonomik të bizneseve vendore dhe ndërkombëtare, po edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës ku do të jap kontributin e vazhdueshëm për rimëkëmbjen ekonomike.