AKB e konfirmon se ka vdekur biznesmeni Lulzim Kryeziu

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka njoftuar për vdekjen e biznesmenit Lulzim Kryeziu, pronar i kompanisë Shell Kosova.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, AKB-ja me kryetar Agim Shahinin, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu”.

“Pse na ike kaq herët! Prehu në paqe. AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonominë e Kosovës si Shell, brend ndërkombëtar“, thuhet në postimin e kryetarit të AKB-së, Agim Shahini.

Më herët, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se një person është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, ka deklaruar Elezaj.

“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, shtoi tutje Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore.

Të ngjashme