AKB-ja dhe KEDS-i me marrëveshje për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 11:50 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në mes AKB-së, KEDS-it dhe KESCO-s, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se është e padrejtë që problemet që i paraqesin bizneset janë problemet në politika fiskale dhe niveli i lartë i interesit bankar.

“Të gjitha dilemat që kanë bizneset e ndryshme mund t’i adresojnë drejtë për drejtë në këto kompani por edhe në AKB. Ngritja e bashkëpunimit do të jetë komplet e madhe dhe kjo me qëllim të rritjes së interesimit të investitorëve të ndryshëm. Vendi ynë ka kapacitete të mjaftueshme menaxheriale e humane që ne duhet të mburremi”.

“Është e padrejtë që problemet që i paraqesin bizneset janë problemet në politika fiskale dhe niveli i lartë i interesit bankar dhe këto probleme po adresohen tek institucionet shtetërore dhe ata janë të ngarkuar me probleme të tjera për këtë arsye ne edhe kemi investime më pak e investitorë më pak.Ky memorandum nënshkruhet me qëllim të përmirësimit me furnizimin me energji elektrike”.

Drejtori menaxherial në KEDS, Alper Erbas, tha se çështja e energjisë elektrike në veri dhe pagesave nga banorët serb nuk është më çështje e KEDS-it apo KESCO-s.

“Nga shtatori të 2017 me vendim të Zyrës së Rregullatorit është tërhequr nga tarifat dhe kjo çështje duhet ti drejtohet qeverisë së Kosovës, veriu nuk është çështje e KEDS-it apo KESCO-s”, tha Erbas, raporton EO.

Të ngjashme