Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka vlerësuar legale vendimin e BQK-ës për heqjen e dinarit në disa vende të Kosovës por sipas saj legjimiteti në teren i vështirësuar me plotë kundërshtime ndërkombëtare dhe lokale e që mund të ketë pasoja ndëshkuese nga DASH dhe EU për Kosovën.
“Serbia mesatarisht financon rreth 130 milionë euro nëpër disa lokalitete serbe në Kosovë ku përafërsisht përfitojnë rreth 50 mijë qytetarë serb për mes skemave të ndryshme të strukturave paralele dhe atë sociale, pensione të ndryshme duke i përfshirë edhe shqiptarë, institucionet shëndetësore, arsimore çerdhe të fëmijëve dhe infrastrukturë”, shkruan në reagimin e tyre zyrtar.
Agim Shahini Kryetar i AKB-së thotë se vendimet e një anshme të qeverisë mund të sjellin dënim integrues për Kosovën.
Sipas tij, të gjitha këto financime kanë shkuar jashtë sistemit tatimor të Kosovës e që mund të jenë edhe më të mëdha në forma tjera ilegale andaj qeveria duhet që të vendos në favor të Kosovës gjithmonë por në koordinim të plotë me USA dhe EU.