Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në një ceremoni solemne ka shënuar 21-vjetorin e themelimit, raporton Ekonomia Online. Nga të pranishmit u tha se AKB-ja ka kontribuar në zhvillimin e vendit dhe rritjen e nivelit të bashkëpunimin tregtar.
Kryetari Agim Shahini, me këtë rast tha se AKB-ja është shtëpi që u ndërtua nga të gjithë dhe objektivat mbesin fuqizimi i sektorit privat dhe reformat ekonomike. Ai shtoi se Aleanca Kosovare e Bizneseve, ofroi ndryshime pozitive në komunitetin e bizneseve.
“Sot jemi bashkuar në këtë atmosferë festive për t’i numëruar rezultatet e punës dhe angazhimit tonë 21 vjeçar, suksesshme erdhe deri këtu iu ftojmë të ecim bashke edhe me tutje në rrugëtimin tonë për të zhvilluar Kosovë. AKB-ja rezervon respekt të veçantë për çdo anëtar të saj. Prandaj, më lejoni që të falënderoj secilin nga ju kolegët e mi për punën e bërë. Ne erdhëm deri në këtë përvjetor së bashku. Vetëm falë të gjithë juve AKB-ja jonë dhe e juaja po përparon vazhdimisht me angazhime”.
“Aleanca jonë është një organizatë ekonomike e diplomatike me energji pozitive, që u ndërtua nga të gjithë ne në këtë sallë dhe shumë të tjerë që nuk janë këtu. Kjo përpjekje, që sfidoi kohën dhe barrierat e saj, ka kulmuar me shumë të arritura, të të gjithë atyre që deshën një Kosovë tjetër, me një fizionomi të re dhe mendësi të re zhvillimore. Kosovarët janë popull me shpirt ndërmarrës. Këtij shpirti deshëm t’i jepnim edhe një shtysë. E bëmë këtë, falë, gjithë juve këtu dhe shumë të tjerëve që ndihmuan këtë krijesë tri inicialesh AKB, të njohura dhe të dashura nga të gjithë nga bota vendore dhe ndërkombëtare. AKB është sinonim i veprave, ideve , përkushtimit dhe vendosmërisë vetëflijuese, për të numëruar sot, së bashku, vlera të shtuara të shoqërisë kosovare, dhe asaj mbarë kombëtare”.
Kryetari i Odës Ekonomikë të Maqedonisë së Veriu, Mendi Qyrra, tha se të dy vendet kanë pasur bahskëopunim të frytshëm falë punës së palodshme të përfaqësuesve të bizneseve.
“Shprehi mirënjohje që është pjesë e këtij organizimi. Bashkëpunimi me Aleancën Kosovare të Biznesit është në nivel duke shkëmbyer përvoja dhe problemet që i kemi, duke pasur parasysh që hallet tona janë të përbashkëta dhe bashkëpunimi vazhdon që të vazhdojë ende”.
Deputeti i PDK-së Hysen Berisha, tha se institucionet duhet që të punojnë në krijimin e kushteve për të rinjtë dhe të investojnë në rregullimin e infrastrukturës për bizneset, raporton EO.
njerëzit nën okupim luftojnë për atë që u mungon e ajo që u mungon është liria e pastaj në liri luftojnë që ti mbrojnë ato që i kanë fituar si edhe të drejtën për të u zhvilluar për tu përfaqësuar e për të ndërtuar identitet”.
“Këtë luftë sot po e bëjnë të gjithë qytetarët e Kosovës secili në mënyrën e vet e në veçanti po e bëjnë luftën për krijimin e një identiteti të Kosovës po e bëjnë të gjithë ndërmarrësit, ndërtimtarët, afaristët e ndryshëm. Ju nuk duhet të jeni prodhues pasiv por të jeni ata që duhet të kërkoni nga Qeveria edhe nga Parlamenti të krijojnë infrastrukturë cila do na bëjnë një vend konkurrues”.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se integrimi ekonomik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.
“Dikur kemi pasur mision që të mos ta prekim Iliridën sot iu them integrimet ekonomike dhe kulturore iu paraprinë dhjetëra vite më herët integrimeve kombëtare”.