AKB-ja shënon Ditën e Qershisë, “AgroKosova Holding” vlerësohet storie suksesi

Suharekë | 13 Qer 2023 | 14:06 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) ka shënuar Ditën e Qershisë 2023 në plantacionin e qershive, “AgroKosova Holding” në Suharekë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i shoqëruar nga kryetari i “AgroKosova Holding” në Suharekë, Haziz Tafaj, vizituan fillimisht plantacionin e qershive, që posedon nga 16 hektarë.

Nga aty, Shahini e quajti AgroKosova Holdingun si storie e suksesit.

“Ne sot këtu e ndiejmë vetëm çlirimtarë falë forcave dhe ushtrisë çlirimtare dhe të NATO-s që janë sot me ne. Falë angazhimeve të njëpasnjëshme të afaristëve tonë të suksesshme, ne sot para jush shpalosim storie të suksesit. ‘AgroKosova Holding’ është një storie e suksesit, e cila ka kaluar në sfida të ndryshme por përkundër sfidave është fitimtare dhe është kompani që pasaportën po ja jep botës edhe me qershia”, tha Shahini.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se falë këtyre bizneseve, Suharekës i’u ka zbardhur fytyra.

“Bizneset e Suharekës na kanë zbardh fytyrën, ku ka qytetarë, bizneset janë afër. Urime dhe shpresoj që vitin tjetër të jemi së bashku sërish”, tha ai.

Haziz Tafaj nga “AgroKosova Holding”, tha se qershitë kanë filluar të bëhen simbol si rrushi ashtu edhe vera.

Ai e ka falënderuar Shahini për ndihëm e vazhdueshme, raporton EO.

“Qershitë e Suharekës janë simbol, jo vetëm rrushi dhe vera por edhe qershitë. Po rriten plantacionet, po shtohen vendet e punës dhe mirëqenia e qytetarëve. Faleminderit kryetar Shahini për ndihmën që e bëjmë në organizimin e manifestimeve që e bëjmë këtu në Suharekë”, tha ai.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqatës së Restoranteve Turistike në Shqipëri.

“Sot është kënaqësi që jemi pjesë e këtij aktiviteti. Kjo festë koiçidon edhe me çlirimin e Suharekës dhe jemi shumë të gëzuar. Ne me AKB-në kemi një marrëveshje bashkëpunimi të kahershëm. Ne së bashku të punojmë për një Shqipëri dhe për një Kosovë, t’i këmbejmë mallrat dhe ne duhet të punojmë shqip, të ushqehemi shqip”, tha ai. 

Të ngjashme