AKB: Kriza politike më e rëndë se pandemia për ekonominë kosovare

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare të Bizneseve, ka vlerësuar se kriza politike po e dëmton ekonominë e Kosovës më shumë se pandemia e Coronavirusit.

“AKB vlerëson se Kriza politike në vend është bërë më e rënd se pandemia ☺për ekonomin dhe biznesin kosovar duke humb fuqinë konsumuese dhe perfomancen financiare”, është thënë në një njoftim të AKB-së.

Sipas njoftimi, Qeveria në detyre nuk ka fuqi dhe strategji për të marr vendime të mëdha për tejkalimin e krizës ekonomike.
“Sot kur jo me shume se 40% të bizneseve vendore janë aktive dhe atë jo në kushte normale vendi rrezikon të futet në situatë të rënd sociale pas qe të hyrat nga të gjitha vijat buxhetore ka rënie drastike në investimet e huaja, remitenca , donatorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare po hezitojnë të mbështetin Kosovën pa qeveri funksionale e cila nuk mund as një ligji të kalon në parlament për të cilën shumë projekte mbështetëse për Kosovën duhen të kalojnë për mes Kuvendit”, është thënë në një njoftim të AKB-së.

Sipas këtji njoftimi, pandemia mund t’i ketë prekur rreth 1000 veta në vend por varfëria dhe kriza i ka prek rreth 2 milionë kosovar pa dallim race apo përcaktimi fetar e politik.
“Qeveria aktuale pa fuqi për të kryesuse shtetin kurse opozita me vështirësi për të marr në udhëheqje shtetin. Kjo situatë e krijuar po e shkatërron ekonominë biznesin dhe ndjenjat qytetar për këtë elitë politike. Vetëm një qeveri dhe parlament funksional mund të shpëtojnë ekonominë nga kriza që e prek Kosovën”, është thënë në një njoftim të AKB-së.


Të ngjashme