Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka reaguar për mosmiratim të Projektligjit për pagën minimale.
Sipas AKB-së, mosmiratimi i pagës minimale në Kuvendin e Kosovës dje është lajm i keq, por thonë se diskriminimi i qytetarëve përmes këtij ligji është edhe më i keq.
“AKB e vlerëson Ligjin për pagën minimale që favorizon punëtorët e shëndetshëm e të aftë për punë kurse i diskriminon ata të paaftë për punë e së paku katër kategori sociale të cilët disa janë veteran të luftës, e disa janë të paaftë për çdo lloj pune bile kanë nevojë edhe për përsonat e dytë e të tretë. Këshilli Ekonomiko Social KES ka propozuar pagën minimale 264 euro, por pa përjashtim të asnjë kategorie sociale, ky ndryshim ka ardhë nga qeveria pa miratim të KES-të”, thuhet në reagim.
“Sipas konventës së ILO-së në Gjenevë të miratuar në vitin 1970 paga minimale propozohet vetëm nga KES ku gërsheton interesat e punëdhënësit, punëmarrësit dhe Qeverisë. Kosova nuk është anëtare në ILO e as në BE por duhet respektuar konventat dhe direktivat e tyre. Mos miratimi i pagës minimale në Kuvendin e Kosovës dje është lajm i keq ,por diskriminimi i qytetarëve përmes këtij ligji është edhe më i keq. Rritja e pagës minimale nga 170-250€ do të ketë efekt buxhetor mbi 180 milion euro qarkullim vjetorë në Kosovë”, thuhet në reagimin e AKB-së