AKB-në e vizitojnë pjesëmarrëset e “Miss Freedom World 2023”, Shahini beson se kështu ngritet imazhi i Kosovës në botë

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 15:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vajza nga shumë shtete të botës që do të marrin pjesë në garën e bukurisë “Miss Freedom World 2023”, të enjten e kanë vizituar Agjencinë Kosovare të Bizneseve (AKB), raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryetari i AKB-së, Agim Shahini u ka kërkuar atyre që të jenë ambasadore të Kosovës në shtetet prej nga vijnë.

Madje ai u kërkoi përfaqësueseve të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që të lobojnë për këtë çështje te qeveritë e tyre.

“I nderuar zotëri Shpejtim Zeneli faleminderit që e ke sjellë bukurinë në Kosovë, faleminderit juve që keni ardhur në Kosovë. Me këtë, Kosova do të arrijë shumë në ngritjen e imazhit ngase ju do të flisni në vendet tuaja për përshtypjet e mira për Kosovën”.

“Besoj që gjatë kohës sapo qëndronin në Kosovë nuk do të jetë hera e fundit, sepse ju në të ardhmen do të jeni biznesmen, persona të rëndësishëm për vendin tuja dhe për lidhjen me Kosovë”.

“Ne si AKB e kemi mbështetur këtë iniciativë për të cilën organizohet tradicionalisht në Kosovë, na vjen keq për të gjitha ato vajza që nuk kanë marrë viza që janë refuzuar dhe neglizhuar nga institucionet e Kosovës dhe nuk janë pjesë e garës me ju bashkë, sikurse të ishin edhe ato 11 shtet gara do të ishte më fortë”.

“Megjithatë ne ju vlerësojmë juve që jeni bukuroshe të shtetit të juaj dhe do të tentojmë që në këtë garë të fitojë më e mira. Dua të falënderojë Austrinë që është shtet partner, Bullgarinë, Korenë, Kroacinë edhe Shqipërinë, Japoninë, Tajvanin. Kërkojmë nga ju që nuk e keni njohur Kosovën që kur të shkoni në shtetet tuaj të promovoni ta njohin Kosovë dhe të mos kemi nevojë për viza”.

Edhe Shpejtim Zeneli, organizator i kësaj gare, ka kërkuar nga vajzat që ta promovojnë Kosovë, ngase sipas tij, shtetit i ri ka nevojë për mbështetje, raporton EO.

“Unë e falënderoj z.Shahini dhe stafin e tij. Jam i nderuar që AKB po e përkrah këtë organizim. Unë dua që të iu porosisë juve që të promovoni Kosovën, ngase Kosova ka nevojë për përkrahjen tuaj”.

Përderisa pjesëmarrëset e janë zotuar se do të jenë zëri i Kosovës kur të shkojnë në vendet e tyre.

Të ngjashme