AKB: Qeveria duhet të mendojë për humbjen e mbështetjes nga ndërkombëtarët, e jo për një grushte vota

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësimin e bizneseve nga veprimet të cilat i quan të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.

Sipas AKB-së, Qeveria duhet të mendojë mirë për humbjen e mbështetjes nga komuniteti ndërkombëtar e “jo për një grushte vota më shumë a më pak në Kosovë”.

“AKB ngrite shqetësimi dhe frikësimin në emër të komunitetit të biznesit për veprimet dhe deklarimet e qeverisë se Kosovës të  pa  koordinuar mirë me partnerët tradicional USA dhe EU, të cilët janë pjesë e çdo procesi dhe  të mire që i ka ndodhë  vendi të tonë nga viti 99 e deri më sot. Qeveria duhet të mendon mirë për humbje e mbështetjes nga  komunitetit ndërkombëtar e jo për një grushte vota më shumë a më pak nê Kosovë. Investitorët e huaj do të jenë më larg nga Kosova nese ende do të ballafaqohemi me sanksione ekonomike dhe politike nga faktori ndërkombëtar si EU dhe USA. Qeveria të ndegjon zërin e komunitetit të bizneset për zhvillim ekonomik e të faktorit ndërkombëtar për  atë politik e integrues së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme