AKB: Qytetarët dhe bizneset kosovare morën 600 milionë € kredi për konsum

Prishtinë | 16 Nën 2024 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë marrë rreth 600 milionë euro kredi në banka dhe institucione financiare gjatë vitit të kaluar për të mbuluar shpenzimet e përditshme të konsumit.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, deklaroi se ky fenomen është pasojë e pagave të ulëta, rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe kërkesave për një standard jetese më të lartë.

Sipas tij, kjo situatë është një tregues i presionit ekonomik të madh që përballojnë qytetarët dhe bizneset në vend.

Të ngjashme