Sot një delegacion i AKB-ës i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini vizituan selin e Familjarëve të të pagjeturve ku u njoftuan për se afërmi rreth problematikës së tyre.
Këtë e bënë të ditur përmes faqës së tyre në Facebook.
Postimi i plotë:
Familjarët e të pagjeturve kategori e diskriminuar në Kosovë
Me ftesë të kryetarit të Shoqatës së pagjeturve në Kosovë z. Bajram Qerkini sot një delegacion i AKB-ës i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini vizituam selin e tyre ku u njoftuam për se afërmi rreth problematikës së familjarëve të të pagjeturëve.
Z.Qerkini tha se ne dhe Familjarët e të pagjeturëve jemi kategoria me e diskriminuar në Kosovë, kërkojmë nga ju të në gjeni mundësin e punësimit nëpër kompanit vendore për Familjarët që janë të aftë për punë në vend që të punësoni puntorë nga Azia e Afrika.
Z.Shahini i premtoj se kërkesën tuaj me vend do e shqyrtojmë me kryesin e AKB-së dhe bizneset por edhe më Qeverinë që këta mos tê ju heqin nga skemat sociale që deri me tani është diskriminim për kategorit sociale duke përfshirë edhe Veteranët e Luftës.