Holandezi Nathan Ake pritet të largohet nga skuadra e Manchester CItyt pas përfundimit të sezonit aktual.
Sajti holandez “Voetbal International” ka shkruar të hënën se Ake tashmë ka njoftuar drejtuesit e Cityt se dëshiron të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër, ku do të ketë minutazhë më të madhe.
Ake është i pakënaqur me minutazhën e tij këtë edicion pasi ka 11 paraqitje dhe një gol të shënuar.
Reprezentuesi i Holandës iu bashkua Cityt në verën e vitit të shkuar nga Bournemouthi për 45 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025.