AKI dhe ARBK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Të hënën e 27 nëntorit, në Objektin Qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Drejtorit të AKI Petrit Ajeti dhe Zv. Drejtorit të përgjithshëm, të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Lebibe HALITI.

Sipas njoftimit të AKI-së, ky Memorandum do të ndihmojë ARBK dhe AKI në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive Kushtetuese dhe Ligjore.

“Informacionet e grumbulluara nga ky bashkëpunim, do të ndihmojnë në luftën kundër krimit te organizuar, shpëlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vendet dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimtë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme