Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI), përmes një konkursi, po kërkon persona me aftësi menaxheriale, administrative dhe profesionale.
Kërkohen edhe aftësi të inteligjencës-kërkimit, e njohës të fushës kibernetike.
Kriteret dhe kualifikimet e tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme.
Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet për punësim në AKI si më poshtë:
Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
Të jenë mbi moshën 18-vjeçare;
Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale të përcaktuara me rregullat e brendshme;
Të kryejnë ekzaminimin mjekësor të kërkuar për pozitë;
Të jenë të liruar nga shërbimi ushtarak;
Të jenë të aftë të plotësojnë kërkesat e sigurisë nga legjislacioni në fuqi për AKI.
Punësimi është me afat të pacaktuar pas përfundimit me sukses të periudhës provuese bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit, me ç‘rast kandidatët mund tu nënshtrohen edhe kushteve specifike për punonjës të AKI, përfshirë edhe procedurën e verifikimit të sigurisë.
Konkursi do të jetë i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike.
AKI bë apel që aplikimi të jetë diskret, në rastet e aplikimit on-line të kujdeseni që aplikimi të mos bëhet nga IP adresa që identifikon lehtë vendqëndrimin tuaj të përhershëm.