AKI-ja sërish s’raporton në Komision për deportimin e shtetasve turq

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 10:19 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Latif Merovci nuk ka raportuar para komisionit që mbikëqyrë punë e këtij institucioni për deportimin e gjashtë shtetasve turq, raporton Ekonomia Online.

Merovci pritej të raportonte pas largimit të drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, i cili nuk i ishte përgjigjur ftesës së këtij komisioni  për raportim.

Ai përmes një email-i ka njoftuar që nuk do të jetë i pranishëm.

Nënkryetarja e komisionit Ganimete Musliu tha se Komisioni gjatë kësaj mbledhje do të marr një vendim lidhur me mos ardhjen e zv.drejtorit të AKI-së.

“Krejt çka kemi mujt me perfituar si komision nga  ai është një shkresë ku thuhet ‘Po ju shkruaj lidhur me ftesën e dërguar, me mirësjellje na lejoni te ju njoftojnë që për shkak të angazhimeve është e pamundur pjesëmarrja në Komision. Raportimi të shtyhet deri në qartësimin e pozicionit”.

“Ne nuk kemi nevojë për respekt por për raportim. Si anëtarë të komisionit duke pasur këtë e-mail ne do të marrim një vendim lidhur me ketë mungesë”.

 

Të ngjashme