Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) nuk po mund të që zhvillojë kontrollin demokratikë ndaj kësaj agjencie, tha nënkryetarja Ganimete Musliu.
Sipas saj, edhe pse për katër herë me radhë ata janë ftuar në raportim nuk kanë gjetur kohë që të flasin për punë për të cilën janë të thirrur.
Për këtë, komisioni ka vendosur që javën e ardhshme të marrë vendim si të vazhdohet tutje, raporton Ekonomia Online.
“Ne do të mundohemi që bashkërisht të gjejmë rrugë të funksionojmë si komision. Është hera katër që ftojmë në komision tani më kur dihet që drejtori nuk e ushtron detyrën ne kemi kërkuar nga zëvendësdrejtori që të vijë në raportim”.
“Komisioni unanimisht konstatojmë se si komision nuk po mundemi të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi ta. Brenda komisionit do të ketë zhvillime gjatë javës së ardhshme dhe do të njoftoheni me kohë”, tha ajo.
Për sot në komisionin ishte ftuar në raportim zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Latif Merovci.
Mosprezencën e tij në mbledhje ai e arsyetoi përmes një e-maili