Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër xhudistit rus Denis Iartcev.
Xhudisti kosovar Gjakova ka mbetur në garë për medalje në kategorinë deri në 73 kilogramë në Mastersin e Dohas në Katar, raporton Gazeta Express.
Pas një lufte të barabartë pothuajse tërë kohën, 25-vjeçari nga Peja e zuri përfundi rusin dhe e shtrëngoi në qafë duke mos e lëshuar derisa në rënien e gongut.
Kjo ia siguroi Gjakovës triumfin dhe kalimin në rrethin e tretë, ku përballë do ta ketë xhudistin nga Kazakistani Zhansay Smagulov.
Më herët në rrethin e parë, kosovari e mposhti Somon Makhmadbekovin.
Gjakova do të kërkojë ta bëjë atë që e bënë bashkatdhetaret e veta Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dhe t’i sjellë Kosovës medalje nga Katari.
Kosova i fitoi tri medalje në ditën e parë të Mastersit të Dohas.
Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa Kelmendi dhe Gjakova i fituan të bronztat.
Ndërkohë, gara në Doha do të bëjë edhe Loriana Kuka të mërkurën.