Akil Gjakova ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, në kategorinë deri në 73 kilogramë
Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin.
Xhudisti kosovar e ka fituar luftën e parë, pasi mposhti brazilianin duke kaluar në rrethin tjetër.
Në Paris këtë të hënë janë duke u zhvilluar garat në kategorinë deri 57 kilogramë te xhudistet dhe kategorinë deri 73 kilogramë te xhudistët.
Kosova nga vajzat prezantohet me Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.