Pas Majlinda Kelmendit që rrëmbeu medalje të Bronztë në Tel Aviv të Izraelit, medalje do të kërkojë edhe Akil Gjakova, pasi Laura Fazliu është eliminuar tashmë.
Akil Gjakova, që garon në kategorinë -73 kg, e ka kaluar edhe rundin e dytë, pasi rundin e parë e ka kaluar pa luftë.
Në rundin e dytë ai pati punë me portugezin, Joao Fernando.
Akili ishte i vendosur dhe shumë më i mirë, prandaj në fund fitoi me ippon për të vazhduar ëndrrën drejt medaljes në Tel Aviv të Izraelit, dhe të parës për vitin 2021.
Kjo garë gjithashtu është e vlefshme për pikë olimpike.