Xhudisti kosovar, nuk ka mundur ta vazhdojë rrugën e tij drejtë medaljes në Lojërat Evropiane, Minsk 2019.
Gjakova u mposht nga greku Georgios Azoidis, kategoria -73 kg.
Postimi i plotë i KOK-ut:
Akil Gjakova🇽🇰 ndalet në rrethin e tretë
Xhudisti ynë Akil Gjakova nuk ka mundur të vazhdojë rrugën drejt medaljes.
Akili u ndal në rrethin e tretë të garave në Lojërat Evropiane Minsk 2019, nga greku Georgios Azoidis, kategoria -73 kg.
Një gabim i Akilit i kushtoi me humbje. I urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.