Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.
Xhudisti kosovar u mund nga algjeriani Messaoud Redouane Dris.
Ai e lëshoi mundësinë të shkonte në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë, për ta kërkuar më pas të artën.
Megjithatë, nuk merr fund këtu aventura e Aklit në “Oran 2022”.
Ai do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Paraprakisht, Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale, e kishte mundur grekun Michail Tsoutlasvili.