Akil Gjakova ka përfunduar në vendin e shtatë të kategorisë deri në 73 kilogramë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudisti ynë shënoi dy fitore ndaj Somon Makhmadbekov të Taxhikistanit dhe Denis Iartcev të Rusisë, duke kaluar me sukses në çerekfinale, ku u ndalë nga Zhansay Smagulov i Kazakistanit. Në repesazh pësoi humbje nga Khikmatillokh i Uzbekistanit.
Me pozitën e shtatë, Gjakova Gjakova shton në konton e tij 468 pikë Olimpike Tokyo 2020.
Nesër garon Loriana Kuka në kategorinë -78 kg.
Një ditë më parë, ekipi i xhudos fitoi tri medalje, me Distria Krasniqin që rrëmbeu të artën dhe Majlinda Kelmendin e Nora Gjakovën të bronztën.