Fitorja e dytë për Akil Gjakovën, që e kualifikon në çerekfinale të LO “Paris 2024”.
Akili triumfoi me ippon ndaj austriakut Gassner. Në çerekfinale takohet me Manuel Lombardon, të cilin e kishte mundur më herët në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian në Prishtinë.