Motër e vëlla, Nora dhe Akil Gjakova, sot do të garojnë në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.
Garant pritet të nisin nga ora 10, derisa edhe Nora edhe Akili, tashmë i dinë kundërshtarët e tyre.
Xhudisti nga Kosova në kategorinë e meshkujve deri në 73 kilogramë do të ketë punë me brazilianin, Daniel Cargnin.
Ndërkaq, Nora Gjakova, kundërshtaren e parë do ta ketë mongolezën, Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Nora garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, njofton Klankosova.tv
Derisa dje Kosova e arriti medaljen e parë Olimpike, pikërisht nga xhudoja.
Distria Krasniqi, e mori medalje e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.