Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) organizon Tryezën në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, duke sjellë së bashku zyrtarë komunalë, përfaqësues të organizatave partnere, dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm për të diskutuar dhe për të nxitur veprime konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Tema e këtij viti në nivel global është “Investoni për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave,” e cila synon të theksojë rëndësinë e investimeve dhe bashkëpunimit të institucioneve lokale me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të masave parandaluese dhe të ndërgjegjësimit.
Ngjarja përfshin fjalime kryesore dhe diskutime të panelit mbi rolin e komunave në zbatimin e politikave mbrojtëse për të ndërtuar mjedise më të sigurta dhe të drejta për gratë dhe vajzat.
Ngjarja do të mbahet të martën, më 26 nëntor 2024, me fillim në ora 10.00 në Hotel Venus, Prishtinë.