Agjencia Kosovare e Privatizimit ka filluar procedurat e transferimit të 55 milionë eurove në buxhetin e shtetit të Kosovës, ku sipas APK-së me këtë transferim të mjeteve, shuma e cila është kaluar në Buxhetin e Republikës së Kosovës deri më tani është 381,734,330.00 milionë euro.
Kjo u bë e ditur nga një komunikatë për media, ku thuhet se Bordi i Drejtorëve ka vendosur sot që 55,015,326.00 milionë euro të “Fondeve të Përkohshme” të transferohen në Buxhetin e Kosovës.
“Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku u azhurnua mbi zhvillimet dhe aktivitetet e fundit gjatë muajit mars, ku diskutoi për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor dhe morri vendime të rëndësishme”, thuhet në komunikatë.