AKP-ja nxori në shitje 77 asete: toka bujqësore, parcela ndërtimore, objekte afariste…

Prishtinë | 28 Maj 2025 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit hapi ofertat e shitjeve përmes likuidimit të 77 aseteve në pjesë të ndryshme të Kosovës: toka bujqësore, parcela ndërtimore, objekte afariste, depo si dhe asete të luajtshme, raporton Ekonomia Online.

Pranimi i ofertave u bë në sallën e konferencave në Hotelin “Grand” në Prishtinë dy orë, ndërsa më pas u hapën ofertat.

Më parë, Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte bërë publike edhe çmimet orientuese për asetet që ishin në shitje, duke iu dhënë ofertuesve një pasqyrë më qartë për vlerën e aseteve.

Siç thonë në këtë agjenci, synohet që procesi i ofertimit të bëhet më i lehtë, më i hapur dhe më konkurrues.

Të ngjashme