Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka hapur zyrtarisht ofertat të cilat janë dorëzuar që nga ora 10:00.
Për 91 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 2,228,962 euro, raporton Ekonomia Online.
Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Në valën e kaluar përmes metodës së likuidimit për 114 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 87 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1,765,337 euro.