AKP-ja shpërndan rreth 884 mijë € për 4 ndërmarrje

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 09:23 | Nga

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka mbajtur mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast ka miratuar raportet e shpërndarjes për ndërmarrjet në vijim: NSH IBE Kosovarja në shumën prej 616,867.71 euro. NSH Qumështorja Konzume 13.56, NSH Prishtine 247,708.50 dhe NSH Kosovarja Artizanati në shumë prej 19,610.15. Shuma totale e miratuar për kreditorët e këtyre NSH-ve është: 884,199.92.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi Listën e Aseteve që do të ofrohen për Shitje të Aseteve 36 si dhe materialet përcjellëse, për më tepër Bordi miratoi edhe transaksionet e shitjes së aseteve me likuidim 33.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi propozimin që të bëhet një studim mbi efektet e privatizimit në Kosovë, me ç’rast diskutoi edhe kërkesën financiare të këtij studimi. Bordi në këtë mbledhje miratoi shpërndarjen e tarifës fikse në Ndërmarrjet Shoqërore në likuidim lidhur me kontratën e angazhimit të OSHP-ve. Veç kësaj Bordi miratoi edhe shitjen me negociata të drejtpërdrejta të asetit të NSH Zdrukthtaria nga Autoriteti i Likuidimit.

Bordi shqyrtoi edhe çështjen e përmbushjes së zotimeve nga ana e blerësit të ndërmarrjes IDGJ Tobacoo dhe morri vendim që pretendimet e blerësit për sa i përket zotimit të ndërmarrë për investime t’i nënshtrohen një auditivi të pavarur.

Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar një numër kontratash për qiradhënie, me këtë rast Bordi kërkoi nga menaxhmenti që të bëhet harmonizimi i çmimeve të qirave për sa i përket lokacioneve të njëjta.

Në këtë mbledhje Bordi ka miratuar edhe Udhëzuesin për Menaxhim dhe Funksionim të Linjës së Posaçme Telefonike e cila do të shërbej për raportim të aseteve të NSH-ve të cilat nuk janë identifikuar nga AKP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme