Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrtoi raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka shprehur pakënaqësitë e tij për shkaka të mungesë së shumicës së anëtareve të bordit të AKP-së, në raportimin e sotshëm para këtij komisioni.
Ai ka thënë se në rast se përsëritet një veprim i tillë, më s’do të shkoj në komision.
“Një vërejtje kemi këtu. Ne kemi ftuar komplet Bordin. Nuk e di se deri kur do të shkoj ky injorim i bordit të kryetarëve. Kam konsideratë për të gjithë ju, por ne kemi ftuar kryetarët e bordit dhe bordin në përgjithësi. Sa i përket bordit e dimë që i kem 8 anëtar dhe ne i kemi vetëm 2 dhe mungojmë 6. Unë nuk vi herën tjetër nëse nuk është komplet bordi”, tha Lekaj.
Leka pyeti po ashtu edhe për mënyrën e shitjes se asteve nga ana e AKP-së.
Gjysma e aseteve janë ende të prashitura. Siç shihet për 20 vjet janë shit vetëm gjysma e këtyre aseteve. Nëse për 20 vite janë shitur vetëm gjysma e aseteve, si mundet brenda një viti të shitet gjysma tjetër. A ka raste kur AKP-ja ka shit ndonjë aset jashtë Kosovës. A ka ndonjë plan se kur do të mbyllet procesi i shitjes me negocim direkt”.
Kryesuesja e bordit të AKP-së, Suzana Dautaj-Sordulli, tha se në takimet tjera do të shkojnë të gjithë anëtarëvë e bordit në raportim.
“Në takime tjera do të sigurohemi që të gjithë anëtarët e bordit të jenë këtu nuk besoj që ka injorim nga kryesuesi i bordit. Shumica e aseteve janë edhe politike. Ne kemi listat dhe dokumentacionet e këtyre aseteve. Gjatë muajit janar 2021 janë aprovuar 20 raporte, shkurt 17, mars 17 raporte, prill 20, maj 13 dhe në gjashtë mujorit të dytë ka qenë vetëm një kontratë e cila ka qenë e filluar para 6 mujorit të dytë. Ne jemi në proces të shqyrtimet të rregullores për negocim direkt”.
Zëvendës drejtori menaxhues i AKP-së Avni Jashari, ka thënë se AKP-ja s’ka shitur asnjë aset jashtë Kosovës.
“Ligji i AKP e parasheh trajtimin e aseteve në kuadër të kufizimeve administrative të fushëveprimit. AKP nuk ka shitur asnjëherë asete jashtë Kosovës. Një numër i aseteve kanë bërë transformim dhe kjo për AKP është e jashtëligjshme. Ato transfere kanë mëndu me i realizu përmes gjykatave. Janë mbi 2miliard euro për ankesa kreditore. Ligji i AKP e parasheh mundësinë e ankesave. Shumat e njohura të ankesave janë mbi 500 milion euro. Numri i ankesave është shumë i madh dhe prej fondeve të likuidimit janë diku 133 milion euro”.
Ai foli edhe për padinë e Sharrcem dhe humbjen në arbitrazh.
“Padia për Sharrcem procedurat ligjore janë zhvillu në mundësinë më të mirë të mundshme. Në vitin 2010 AKP nuk i ka bashkëngjit kontratës së shitjes planin e investimeve. Auditori i jashtëm i ka identifiku investimet që janë bërë brenda Kosovës. Na vje keq për këtë situatë që ka ardhur përkundër gjitha përpjekjeve që kemi ba nuk kemi arrit ta fitojmë këtë rast në arbitrazh.”
Deputeti i LVV-së Armend Muja, pyeti lidhur me shitjen e tokës në vlerë mbi 30 mijë euro.
“Në rajonin e Mitrovicës është shit diku 15 euro ari. Në rajoni e Prishtinës 96 euro ari. Vlera totale e shitjeve që nga fillimi 160.5 milionë euro, gjysma e aseteve është shit 760 milionë euro dhe gjysma tjetër i tako fondit sovran”.
Po ashtu Muja pyeti edhe për arbitrazhin me Sharrcem. “ Sa i përket arbitrazhit qa ka ndodh me padinë e Sharrcemit?
Muja pyeti edhe për “Trepçën”, Kur kemi fol për përfaqësuesit e “Trepçës”, kanë thënë se AKP-ja ka diçka nga asetet. Duam ta dim ku qëndrojnë këto”.
Në përgjgijejt e saja dhënë para deputetëve të këtij komisioni, kryesuesja e bordit të AKP-së, Suzana Dautaj-Sordulli, ka thënë se do t’u përgjigje më shkrim për këtë. “
“Gjatë vitit 2021 ne nuk kemi shit asnjë tokë bujqësorë. Me padinë e Sharrcemit, AKP-ja e ka humbur rastin. Ne nuk i kemi ende të gjitha. Por, do të ua kthejmë në një përgjigje me shkrim. Sa i përket performancës së bordit ndoshta një krahasim i sakte me atë të kaluar nuk mund të bëhet pasi që ne nuk kemi bërë shitje. Mbasi t’i bëjmë 1 vit është ide e mirë që ta bëjmë një krahasim. Sa i përket fondit sovran kemi bërë komentet tona të fondit sovran. Kemi bërë një listë shumë të detajuar. Brezovica është arritje shumë e madhe këtij bordi. Janë 120 punëtorë më kontrata. Gjitha tatimet janë duke u paguar. Çdo transaksion bëhet me kupon fiskal në Brezovicë”, tha ajo.
Valentina Bunjaku nga LDK-ja tha që performanca e AKP-së duhet të vazhdojë të rritët sepse sipas saj për shkak të mosperformancës së mirë bordi i kaluar ishte shkaktuar.
Ajo pyeti se sa lënë juanë në gjykata sa i përket viti 2020. “Vitin 2020 sa lëndë janë në gjykata” .