Agjencia Kosovare e Privatizimit sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore përmes likuidimit.
Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 27 përmban 54 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin tetor 2016, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit