Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me datën 24 shtator 2018 me ç ‘rast diskutoi dhe shqyrtoi rekomandimet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së rekomandimeve dhe përkushtimin në monitorimin e tyre.
Bordi në këtë takim u njoftua lidhur me zhvillimet e fundit në AKP, në të njëjtën kohë miratoi listën e SHAL 43 për tu shpallur për shitje së shpejti sipas procedurave. Për më tepër në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e SHAL 40.
Veç kësaj, Bordi diskutoi dhe miratoi propozimet për qiradhënie për asetet e ndërmarrjeve në likuidim të shpalljes së 31.08.2018 dhe po ashtu miratoi Raportet e Komisioneve për përcaktimin/vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënien e aseteve të NSH-ve.
Ndër të tjera Bordi miratoi statusin si “Ndërmarrje Shoqërore” për ndërmarrjet në vijim: 1) “Dunav”; 2) “Bagat”; 3) “Branko Dimic”; 4) “Borovo”; dhe 5) “Astibo”.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Raporti i Komisionit për Banesat e NSH-ve me gjithsejt 7 kërkesa të trajtuara.
Bordi në këtë takim miratoi edhe raportin përfundimtarë për transferim të pronës shoqërore përmes negocimit direkt për dy raste: një pronë e NSh “Urata” në Prishtinë, si dhe një pronë tjetër e cila evidentohet në emër të P.SH. KBI Kosova Export D.S. PIK Kosovo-Eksport – NSH “Ratar”, Zona Kadastrale Hajvali, Komuna Prishtinë. Bordi poashtu miratoi amandamentimin një rregulloreje të brendshme të Agjencisë lidhur me burimet njerëzore.
Agjencia do të njoftojë me kohë palët për vendimet e marra në mbledhjen e Bordit, ndërkaq mbledhja e radhës do të mbahet me datë 26 tetor 2018.