Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka tërhequr nga shitja (SHAL) 55 asete, duke respektuar kërkesat e disa Komunave mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit.
Njësitë të cilat tërhiqen nga shitja (SHAL) 55 janë si më poshtë.
Njësia nr.04: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot B), në Prishtinë
Njësia nr.05: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot C) , në Prishtinë
Njësia nr.06: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot D) , në Prishtinë
Njësia nr.07: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot E) , në Prishtinë
Njësia nr.08: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot F) , në Prishtinë
Njësia nr.09: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot G) , në Prishtinë
Njësia nr.13: Univerzal Lokali 13 dhe parcela në Leposaviq
Njësia nr.15: Univerzal Lokali dhe toka ndërtimore në Dren, Leposaviq.
Njësia nr.17: NSH Trepca Hoteleria Lokali i përkohshëm në Mitrovicë e Veriut.
Njësia nr.19: Stacioni i Veterinës në Soqanicë, Leposaviq.
Njësia nr.30: Rilindja Toka Prishtinë
Njësia nr.32: Centrotekstil Lokali Prishtinë
Njësia nr.33: Monting Energetika Lokali Prishtinë
Njesia nr.34: Marketing Export Lokali Lipjan
Njësia nr.37: Bankkos Podujevë
Njësia nr.40: Gërmia Shitorja nr.137, Mitrovicë e Veriut
Njësia nr.50: NSh “Sharrprodhimi” – Shitorja në fshatin Bresanë, Dragash
Njësia nr.34: Marketing Export Lokali Lipjan, tërhiqet për shkak të masës së përkohshme nga Gjykata.
Këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes tenderit publik, shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 55, që do të mbahet me 15 Qershor 2022,
Bëhet e ditur se, dita për dorëzimin e ofertave për asetet e (SHAL) 55 është 15 qershor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.