Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr. 15 Apiko-Lokali (ish-depo), në Prishtinë. Ky aset ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 67, e cila do të mbahet me datë 31 korrik 2024, ndërsa tërheqja nga shitja është bërë me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.
Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 67 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 31 korrik 2024 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.