Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se qytetarët dhe bizneset e tyre kërkesat duhet t’i adresojnë tek shtabet emergjente komunale.
AKS njofton se Qendra Operative në Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike kërkon që tё gjitha kërkesat e qytetarëve të trajtohen nga ana e Shtabeve Emergjente Komunale.
Sipas tyre, pastaj nga aty komunikohen tek Qendra Operative për trajtim të mëtutjeshëm.
Njoftimi i plotë:
QYTETARËT DHE BIZNESET KËRKESAT DUHET TI ADRESOJNË NË SHTABET EMERGJENTE KOMUNALE
Qendra Operative në Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike kërkon që tё gjitha kërkesat e qytetarëve të trajtohen nga ana e Shtabeve Emergjente Komunale dhe pastaj nga aty të komunikohen tek Qendra Operative për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo pra nënkupton edhe nëse duhet tё komunikohet me Qendrën Operative të MPBAP-së, ai komunikim duhet të bëhet nga Komunat e jo nga bizneset ose qytetarët.