Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen Lakuriq të Prizrenit, ku një kamion ka goditur për vdekje një këmbësore 55-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka deklaruar se ekipet policore dhe emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Sot, me datën 11.12.2025, rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku. Sipas të dhënave fillestare, në lagjen Lakuriq në Prizren, një kamion betoni, teksa ishte duke lëvizur në afësi të punishtes, nuk e ka vërejtur këmbësoren, një grua rreth 55-vjeçare, dhe e ka goditur me mjet. Shërbimi i urgjencës është njoftuar menjëherë dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor. Në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”