Aksident i rënd zingjiror në Veternik të Prishtinës

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë zingjiror ka ndodhur të premten në Veternik të Prishtinës.

Nga pamjet e siguruara nga Ekonomia Online duket se kamioni ka dalë nga korsia e tij, ndërsa të përfshira janë disa makina.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për EO se në këtë aksident 11 persona kanë mbetur të lënduar e janë përfshirë 12 automjete.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjashme