Aksident i rëndë afër Shkëmbit të Kavajës, rrokulliset një veturë nga Kosova

| 09 Sht 2020 | 12:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një aksident ku janë përfshirë dy vetura nga Kosova ka ndodhur të martën pasdite, afër Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, një veturë me targa 07 (rajoni i Gjakovës) është rrokullisur në rrugën dytësore, afër hotel “Nacional”. Gjithashtu, e përfshirë në aksident ka qenë një veturë e tipit Volkswagen me targa të Prishtinës, e cila ka shpëtuar me dëmtime më të vogla.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, por sipas dëshmitarëve nuk kishte asnjë të lënduar rëndë.

Pavarësisht se sezoni veror ka përfunduar, kosovarët nuk i kanë ndalur pushimet në bregdetin shqiptar.

Vetëm gjatë vikendit që shkoi, kufirin në Morinë e kaluan mbi 30 mijë persona.

Të ngjashme