Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në magjistralen Prishtinë – Pejë, në afërsi të Sllatinës.
Ekonomia Online mëson se në aksident ka mbetur i vdekur në vend shoferi B. Tora, ndërsa bashkëshortja e tij Sh. Tora ka vdekur pasi është dërguar në QKUK. Së paku dy persona të tjerë janë lënduar.
Sipas policisë vetura është rrokullisur dhe brenda saj kanë qenë pesë persona.
“Menjëherë policia ka reaguar ne lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.