Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrokulliset vetura

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, kyçja në drejtim të Prishtinës nga Suhareka, ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit, raporton Ekonomia Online.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë tri vetura të Policisë së Kosovës, teksa nga pamjet e shihet një veturë e rrokullisur.

“Aksident i rëndë komunikacioni në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40 minuta ndërmjet dy veturave, dy persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme