Aksident i rëndë në Kukës, vdes 46-vjeçari, lëndohet vajza e mitur

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Kukës.

Sipas policisë lokale, rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën, raporton A2.

Nga aksidenti është lwnduar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Të ngjashme