Aksident i rëndë në Podujevë, ka të lënduar

| 10 Nën 2019 | 08:47 | Nga

Një aksident i rëndë mes tri veturave ka ndodhur pas mesnate në Podujevë, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Sipas qytetarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, nga ky aksident ka persona të cilët janë lënduar rëndë, raporton Express.

Policia edhe autoambulanca kanë dal mbrëmë në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme