Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Klinë-Pejë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.