Katër persona janë lënduar në një aksident mes tri veturave në fshatin Hereq të Gjakovës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Po, me datën 28.08.2022 rreth orës 23:25 në fshatin Hereq-Gjakovë ka ndodhur aksident trafiku mes tri automjetesh, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kerkuar katër persona. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ju është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori kompetent”, është shprehur Elezaj.